Katër të lënduar në aksidentin në Prishtinë, dy prej tyre zyrtarë policorë

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën “Bill Klinton”, ku u përfshinë dy vetura, njëra prej tyre e Policisë së Kosovës.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia, me ç’rast është bërë e ditur se dy nga të lënduarit janë zyrtarët policorë.

“Sot rreth orës 03:30 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje (njëra nga to veturë e Policisë).

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona (dy nga ta zyrtarë policorë).

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor”, thuhet në përgjigjen e Policisë.