Shoferi me veturë të vjedhur në Suedi aksidentohet në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën në Prishtinë, ku gjatë verifikimit ka rezultuar se vetura ishte raportuar e vjedhur në Suedi.
Vetura dyshohet se ishte vjedhur në korrik të vitit të kaluar në Suedi, ndërsa Policia pas aksidentit të djeshëm e ka dërguar të njëjtën në terminalin doganor, ndërsa shoferi është arrestuar, transmeton Zeri.info.
“Gjatë verifikimit ka rezultuar se vetura në vitin 2023 (korrik) ishte raportuar si e vjedhur në Suedi. Vetura e dyshuar është dërguar në terminal doganor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri