Vdes një foshnjë në Gjakovë, nisin hetimet
Një foshnjë pa shenja jete është dërguar të hënën në Spitalin e Gjakovës.
Foshnja e gjinisë femërore ishte sjellë në spital nga fshati Smaq, transmeton Zeri.info.
“Nga Spitali i Gjakovës është informuar se një foshnjë tremuajshe është sjellë pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës femër kosovare është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri