Abdixhiku Kurtit: Njerëzit po ikin e Kosova po mbetet peng i popullizmit simbolik të pushtetit

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku sot ka takuar përkrahësit e kësaj partie në Viti.

Ai gjatë kësaj mbledhje pati edhe disa kritika për Qeverinë Kurti, duke e konsideruar si “pushtet populist”, raporton Zeri.info.

“Teksa po futemi në vitin e katërt të pushtetit popullist, me plot 12 miliardë euro të menaxhuara në vetëm katër vjet; për qytetarët në çdo anë po bëhet gjithnjë më e qartë se shenjat e mëdha, ndryshimet thelbësore, projektet zhvillimore, nuk kanë për të ardhur asnjëherë.

Sepse zhvillimi nuk është synim. Për popullistët, zhvillimi vërtetë është i vështirë”, theksoi Abdixhiku.

Ai ndër tjera tha se partia e tij ka si bazë politika të vazhdueshme e jo “të zhurmshme për të marrë vëmendje”, duke iu referuar pushtetit aktual.

“Koha po na ikën, njerëzit po na largohen, gjersa vendi mbetë peng kolektiv i popullizmit simbolik.

Rruga e Re është zgjidhja! Le të flasim për zhvillim!

LDK do të qëndroj në çdo qytet e fshat, për të shpërndarë mesazhin tonë të qartë. Strukturat tona janë gati! Lidhja është gati”, theksoi i pari i LDK-së. /Zëri