“Kosovë, ne të dalim zot”, dizajneri thotë se shkrimi s’ka të bëjë me politikën

Taulant Qerkini, personi i cili dizajnoi logon e Pavarësisë së Kosovës me rastin e 16-vjetorit të saj, tha se shkrimet brenda saj i reprezantojnë të gjithë dhe s’kanë të bëjnë me politikën.

“Kjo mbi të gjitha na reprezenton të gjithëve, nuk e kisha cek në aspekt politik. Kjo mbi të gjitha na reprezenton të gjithë popullin tonë, jo vetëm në aspektet të cilat bisedojmë kohëve të fundit ose me rastet që i kemi, por në të gjitha aspektet, aspektet kreative, në aspektet e zgjidhjeve si punë të ndryshme që i kemi si popull, si vlerave që i kemi në të gjitha aspektet”, deklaroi ai.

Qerkini tutje në Klankosova tha se i vjen mirë që po komentohet kjo logo, ndërsa shtoi se beson që kjo do të reprezantojë në mënyrën më të duhur.