Mbi 3600 të huaj erdhën të punojnë në Kosovë më 2023, më së shumti nga Turqia e Bangladeshi
Instituti GAP përmes një grafike ka treguar numrin total të lejeve të punës të lëshuara nga Kosova për shtetasit e huaj në vitin 2023.
Sipas GAP-it, në total janë 3 mijë e 646 leje, apo 22.4%, leje më shumë se në vitin 2022.
Sipas të dhënave janë 10 shtete që prijnë me numrin e personave që kanë kërkuar leje pune në Kosovë, e ku më së shumti ka qytetarë nga Turqia pasuar nga Bangladeshi dhe Serbia.
Vitin që lamë pas nga Turqia numri i personave që kanë kërkuar leje pune në Kosovë ishte 1004.
Në vendin e dytë radhitet Bangladeshi, me 722 persona që kanë kërkuar punë, ndërsa në vendin e tretë radhitet Serbia me 465 persona.
Në vendin e katërt është Shqipëria, me 440 persona të cilët kanë kërkuar leje pune.
Maqedonia e Veriut radhitet në vendin e pestë, me 210 persona, kurse nga SHBA-ja numri është 144 persona.
Shteti i Filipineve është radhitur në vendin e shtatë me 70 persona, Gjermania në vendin e tetë me 61 persona, kurse Mali i Zi në vendin e nëntë me 43 persona.
GAP-i ka përfunduar listën me shtetin e Italisë, ku vetëm 36 persona kanë kërkuar leje pune në Kosovë. /Zëri