Me thirrje kundër Kurtit e vendimit të BQK-së, serbët nisin protestën në veri të Mitrovicës [foto]

Serbët e veriut kanë nisur protestën e thirrur nga Lista Serbe kundër vendimit të BQKsë, që ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

Në këtë protestë, siç raportoi Zeri.info, pak më parë, janë parë edhe flamuj rus.

Protestën të cilën po e paraprin nënkryrtari i Listës Serbe, Igor Simiq dhe anëtarët e tjerë të këtij subjekti politik, po e kundërshtojnë vendimin e BQK-së, edhe përmes disa pankartave, raporton më tutje Zeri.info.

Serbët iu kanë bërë thirrje edhe ndërkombëtarëve që të reagojnë kundër këtij vendimi.

““Spitalet do të mbesin pa medikamente”, “Për demokracinë e Kurtit s’i japim as pesë pare”, “Ky është okupim”, “OKB 1244, Amerikë na ndihmo”, “Pensionin tërë jetën e kam fituar, nuk ia jap Kurtit”, “Evropë, hapi sytë”, “Pa ndihmat sociale, nuk do të kemi as ushqim””, janë vetëm disa prej thirrjeve të protestuesve serb.