U lidh me Sarën, por Bardhi “shokon” banorët: Kam lënë një lidhje pezull jashtë

Kanë kaluar një muaj që nga fillimi i “Big Brother VIP Albania 3”, ku lojërat e tensionet e kanë karakterizuar këtë muaj por nuk ka munguar as dashuria mes dy banorëve Bardhit dhe Sarës.

Dje gjatë ditës është zhvilluar loja “Sekretet”, ku secili prej tyre ka treguar një sekret.

Egla ishte banorja e parë e cila e filloi këtë lojë, duke u pasuar nga banorët e tjerë, ku edhe reperi nga Kumanova Bardhi iu bashku duke treguar një histori personale, shkruan Zeri.info.

“Unë lash diçka pezull atje jashtë”, u shpreh ai duke konfuzuar kështu banorët.

Bardhi u deklarua se tre javë para hyrjes në Big Brother Vip, kishte njohur një vajzë, me të cilën ishte takuar dy herë, duke e lënë kështu lidhjen e tyre jashtë pezull.

“E gjeta lidhjen time këtu, që e du fort, dhe deshta me i kërku falje asaj gocës”, ka vazhduar Bardhi, duke i kërkuar falje vajzës e cila ndodhet jashtë.

Ndryshe reperi dhe modelja kanë filluar një romancë dashurie javë më parë, e cila nuk ka qenë stabile gjatë këtyre ditëve. /Zëri

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)