Osmani uron presidentin e ri të Finlandës: Pres me padurim të punojmë së bashku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e ri Finlandës, Alexander Stubb.

Ajo ka thënë se mezi pop ret që të bashkëpunojnë për të mbrojtur vlerat e përbashkëta të të dy shteteve, raporton Zeri.info.

Osmani këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Twitter, ku ndër tjera shkroi se “Pres me padurim të punojmë së bashku për të ndërtuar mbi lidhjet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, dhe për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë”. /Zëri