Voziti 128 km/h në zonën 50 km/h, gjobitet me 300 euro shoferi në Kaçanik

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 20:20 në rrugën magjsitrale Ferizaj-Kaçanik ka ndaluar një 28-vjeçar për mosrespektim të rregullave të trafikut.

Shoferi me inicialet SH.B në zonën 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 128 km/h, raporto Zeri.info.

Me këtë rast, Policia i ka shqiptuar një gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim. /Zëri