“Qeverisje e lloçit e mashtrimit”, Haziri kritikon punën e Hysenit në Gjilan

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka kritikuar kryetarin aktual të Gjilanit, Alban Hyseni për keqqeverisje në këtë qytet.

Ai madje qeverisjen e Hysenit e ka quajtur si “qeverisje të lloçit, mykut, mospunës, mosdijes, mashtrimit dhe e mosinteresimit total për politikat zhvillimor”, raporton Zeri.info.

Haziri madje tha se diskriminimi ndaj qytetarëve të Gjilanit është bërë kulturë e këtij pushteti.

“Mobilizimi dhe angazhimi i jashtëzakonshëm i strukturave të LDK-së dhe qytetarëve karshi një qeverie, e cila po vazhdon të identifikohet si qeverisje e lloçit, mykut, mospunës, mosdijes, mashtrimit dhe e mosinteresimit total për politikat zhvillimore.

Diskriminimi ndaj qytetarëve është bërë kulturë e pushtetit që po administron me Gjilanin.

Gjilani meriton shumë më shumë dhe shumë më mirë!”, thuhet në reagimin e tij. /Zëri