Man Utd fiton me rezultat të ngushtë në udhëtim te Aston Villa

Manchester Unitedi ka fituar me rezultat të ngushtë ndaj Aston Villas në udhëtim në kuadër të xhiros së 24-të në Premierligë.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1-2 në stadiumin “Villa Park”.

Fillimisht ishte Man Utd që kaloi në epërsi përmes Hojlundit në minutën e 17’, mirëpo Aston Villa arritit ta barazoi rezultatin për Diazit në minutën e 67’.

Megjithatë, Man Utd nuk u dorëzua dhe shënoi përmes McTominayt 86’.

Kësisoj, Aston Villa mbetet në vendin e pestë me 46 pikë, kurse Man Utd është i gjashti me 41 sosh. /Zëri