Ballkani, Prishtina dhe Dukagjini nisin mbarë stinorin pranveror, regjistrojnë fitore
Kanë përfunduar tri përballjet e Albi Mall Superligës të vlefshme për xhiron e 19-të.
Ballkani ka fituar me rezultat bindës ndaj Lirisë në udhëtim.
Skuadra e Ilir Dajës triumfoi me rezultat 3-0 në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren.
Golat u shënuan nga Gentrit Halili (22’), Almir Kryeziu (58’) dhe Armend Thaqi (85’).
Me këtë fitore, Ballkani vazhdon në krye rë tabelës me 43 pikë, kurse Liria e fundit me nëntë sosh.
Dukagjini ka fituar me përmbysje ndaj Malishevës në Klinë.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” përfundoi me rezultat 2-1.
Golat për “Hithat” i shënuan Iljasa Zulfiu (58’) dhe Paulo Victor Silva (65’), kurse për Malishevën realizoi Drilon Hazrollaj (44’).
Kësisoj, Dukagjini sheh vetën në vendin e gjashtë me 27 pikë, kurse Malisheva në një pozitë më lartë me 29 sosh.
Fitore ka shënuar edhe Prishtina 2-0 ndaj Feronikelit ‘74.
Golat u shënuan nga Jalen Blesa (22’) dhe Mërgim Pefqeli (57’).
Me këtë fitore, Prishtina ka 29 pikë si i katërti në tabelë kurse Nikli është i shtati me 21 pikë gjithsej. /Zëri