“Kosovë, ne të dalim zot”, publikohet logoja dhe programi i 16-vjetorit të Pavarësisë

“Kosovë ne do të dalim zot”, shkruan në logon me Flamurin e Kosovës për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së shtetit tonë, në një foto që sapo e publikoi Qeveria.

Në javën që po hyjmë, me 17 shkurt, Kosova feston 16-vjetorin e pavarësisë së saj.

Andaj për nder të festës, Qeveria ka përgatitur foton më poshtë, të cilën e ka vendosur në kopertinën e Facebookut të Qeverisë.

Krahas fotos është njoftuar edhe për programin e manifestimeve shtetërore.

“Logoja zyrtare shtetërore për shënimin e 16-të vjetorit të Pavarësisë dhe programi i plotë i manifestimeve shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës”, thuhet njoftimin e Qeverisë.