Prishtina s’ka boll pediatër, QKMF-ja punon veç me një ndërrim

Orari prej 12 orësh do të vlejë vetëm edhe ditët e mbetura të muajit shkurt.

Ky orar nuk do të jetë më në funksion nga 1 marsi i 2024-ës, pasi ai do të ndryshojë në tetë orë punë në pesë ditë të javës, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 15:00 të pasdites, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, raporton Klanksova.

E gjitha kjo po ndodh se nuk ka staf të pediatërve, dhe janë gjithsej katër qysh moti kohë të punësuar e që do të vazhdojnë profesionin deri në kohën e pensionimit.

Ndryshimin e bërë nuk po e mirëpresin qytetarët të cilët, përveç orarit që e konsiderojnë të papërballueshëm, edhe shërbimin në pediatri e shohin si të tillë.

E drejtori i QKMF-së, Bujar Gashi, u shpreh se shërbimet për fëmijë, sikurse për të rritur, i kryen mjeku familjar, i cili thotë se është i specializuar për këtë punë.