Tottenhami fiton me përmbysje ndaj Brightonit

Tottenham Hotspur ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Brigtonit, e vlefshme për xhiron e 23-të me Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Tottenham Hotspur” përfundoi me rezultat 2-1.

Golat për Spurs i shënuan Sarr (61’) dhe Johnson (90+7’), kurse për skuadrën mysafire realizoi Grob (17’).

Kësisoj, Tottenhami me këtë fitore është i katërti me 47 pikë kurse Brightoni i teti me 35 sosh. /Zëri