Liverpooli rikthehet te fitoret, mposht Burnleyn në shtëpi

Pas humbjes së pësuar xhiron e kaluar ndaj Arsenalit, Liverpooli u rikthye sot te fitorja në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp triumfoi në shtëpi ndaj Burnleyt, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të.

Takimi në “Anfield” përfundoi me rezultatin 3:1.

Diogo Jota (31′), Luis Diaz (52′) dhe Darwin Nunez (79′) shënuan golat e fitores për “Të Kuqtë”.

Golin e vetëm për skuadrën mysafire e realizoi Dara O’Shea (45′).

Liverpooli pas kësaj fitore ka 54 pikë dhe vazhdon të jetë lider në tabelë, me dy pikë më shumë se Manchester City, që mban pozitën e dytë. Por, “Qytetarët” kanë një ndeshje më pak.

Burnley mbetet në kuotën e 13 pikëve dhe ndodhet në pozitën e parafundit (19).