Real Madridi pëson goditje, Rudigeri lëndohet përpara ndeshjes me Gironan

Real Madridi ka konfirmuar se Antonio Rudiger ka pësuar një lëndim në kofshë përpara ndeshjes së tyre në krye të tabelës me Gironan.

Sipas faqes së internetit të Madridit, qendërmbrojtësi është diagnostikuar me një dëmtim muskulor në vastus lateralis të kofshës së majtë. Klubi nuk tha se për sa kohë do të mungojë gjermani, por ai do të humbasë ndeshjen në shtëpi të së shtunës kundër Gironas së vendit të dytë.

Gjigantët spanjollë, të cilët qëndrojnë në krye të tabelës me dy pikë, janë në një situatë të vështirë në repartin e qendërmbrojtësve pasi Eder Militao (gju), David Alaba (gju) dhe tani Rudigeri janë të gjithë të lënduar. /Zëri

ë