Llapi fiton ndaj Dritës, Gjilani barazon me Fushë Kosovën

Kanë përfunduardy ndeshjet e Albi Mall Superligës në kuadër të xhiros së 19-të.

Llapi e ka nisur për mrekulli edicionin pranveror në Albi Mall Superligë, teksa ka marrë fitore spektakolare në udhëtim te Drita me rezultat minimal 0-1.

Me këtë fitore Llapi ngritët i vetëm në vendin e dytë në tabelë me 37 pikë, derisa Drita mbetet e treta me tre pikë më pak.

Në xhiron e ardhshme Drita luan në udhëtim te Liria në Prizren, derisa Llapi para adhuruesve të vet pret Dukagjinin.

Gjilani nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Fushë Kosova.

Dy ekipet e zonës së rrezikshme e kanë nisur me barazim ndeshjen e parë të sezonit pranveror në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Pas këtij barazimi, Gjilani e sheh veten në pozitën e tetë me 19 pikë, ndërsa Fushë Kosova e nënta me 11 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, gjilanasit luajnë në shtëpi ndaj Prishtinës, ndërsa Fushë Kosova udhëton te Malisheva.