Mbyllen pjesët e para: Llapi në epërsi ndaj Dritës, Gjilani po fiton përballë Fushë Kosovës

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.

Në derbin e javës së 19-të, Llapi po avancon 0:1 në udhëtim ndaj Dritës.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e katërt, kur Arbnor Ramadani shënoi pas asistimit të Diar Vokrrit.

E me epërsi minimale 0:1 po fiton edhe Gjilani në udhëtim ndaj Fushë Kosovës.

Ishte Senad Jaroviq që realizoi në minutën e 40-të të ndeshjes.