Vidhen stoli ari në vlerë 3000 euro në një shtëpi në Prishtinë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të premten në Prishtinë.

Ankuesi ka raportuar në Polici se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur, një sasi stoli ari në vlerë prej 3000 €.

Rasti sipas policisë në procedurë hetimore./Zëri