Arrestohet burri në Fushë-Kosovë që kanosi me vrasje ish-bashkëshorten

Një burrë në Fushë-Kosovë është arrestuar pasi dyshohet se në vazhdimësi e ka shqetësuar ish-bashkëshorten e tij.

Sipas viktimës, ai e ka kërcënuar edhe me vrasje, transmeton Zeri.info.

“ Me 09.02.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është duke u shqetësuar nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili sipas saj e ka kanosur me vrasje. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëriw