Kompania “Pastrimi” nis shpërndarjen e 300 kontejnerëve, thotë se projekti u ideua nga Sahatçiu e Musliu

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se sot është finalizuar faza e parë e projektit për prodhimin e 300 kontejnerëve.

Në njoftim bëhet e ditur se ky projekt ishte ideuar dhe filluar në nëtor të vitit 2023 nga ish-nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu dhe ish-drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu që u shkarkuan nga kryetari Përparim Rama, raporton Zeri.info.

“Përmes këtij projekti cilësor kemi arritur që me kosto të ulët të kursejmë edhe buxhetin e kompanisë dhe njëherit të ndihmojmë komunën në shtimim e numrit të tyre dhe e cila pritet të ndikoj dukshëm në ngritje të cilësisë”, thuhet në njoftim.

Kompania “Pastrimi” ka njoftuar po ashtu se menjëherë do të fillojë shpërndarja e tyre në lagje të kryeqytetit. /Zëri