Kërkuan shkarkimin e saj për deklaratat rreth komunitetit LGBT, Balje: S’ndryshojë qëndrimet e mia

Nisma e të Rinjve për të Drejta të Njeriut – Kosovë (YIHR KS) dhe katër organizata të tjera kanë kërkuar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca të shkarkojë kryetaren e Komisionit për të Drejtat të Njeriut, Duda Balje dhe anëtaren e këtij komisioni Labinotë Demi Murtezi.

E shkak për këtë thonë se janë “deklaratat diskriminuese” të Baljes dhe Demi-Murtezit ndaj komunitetit LGBT+, raporton Zeri.info.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar vetë deputetja Balje, e cila ka thënë se asnjë pozitë apo presion nuk mund të ndërrojë vendimet dhe qëndrimet e saj.

Madje ajo thotë se e konsideron detyrë të rëndësishme të luftojë që ta mbrojë familjen, si njësia themelore e shoqërisë.

“Për ju pesë organizata LQBT + që kërkoni dorëheqjen time

Edhe një herë, ju keni të drejtë të kërkoni dorëheqjen time nga posti i kryetarit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, por unë kam të drejtë të mos mbështes kërkesat tuaja.

Asnjë pozitë, mendimi i askujt apo ndonjë presion nuk do të mund të ndryshojë vendimet dhe qëndrimet e mia.

E konsideroj detyrë time të luftoj për një familje dhe shoqëri të shëndetshme, normale, tradicionale, për dispozitat e besimit tim dhe vendimet e shumicës dërrmuese të njerëzve në vendin tonë”, thuhet në reagimin e saj. /Zëri