Canaj vlerëson se paraqitjet e Çitakut në OKB kanë qenë më të mira se ajo e Kurtit

Ish-diplomati, Blerim Canaj ka thënë se veprimet e kryeministrit, Albin Kurti kanë bërë që Kosova të paraqitet në “bankën e të akuzuarit” mbrëmë gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit në OKB.

Ai tha se në këtë seancë është folur për diçka të panevojshme.

“Nuk është që është pritur ndonjë rezolutë apo verdikt të them të drejtën, mirëpo më shumë ka pasur të bëjë ndoshta edhe me imazhin, përkatësisht me paraqitjen e njëjtë të Kosovës dhe Serbisë. Në qoftë se Serbia është parë një lloje agresori pas sulmit terroriste në Banjskë, tani veprimet e Kurtit i dhanë shansin Serbisë, që faktikisht Kosova të ulët aty si në ‘bankën e të akuzuarve’ dhe të flitet për diçka totalisht të panevojshme”, ka deklaruar ai në Tëvë 1.

Tutje, Canaj tha se i vlerëson fjalimet e ish-ministres, Vlora Çitaku në OKB, si më të mira sesa të kryeministrit, Kurti.

“Nëse e shohim dinarin si problem dhe hapin që e ka bërë Kurti, është një hap që është thjeshtë kushtetues, pra Kushtetuta jonë e njeh euron si valutë në Kosovë, mirëpo të sjellësh vendin në atë pozitë që edhe aleatët, apo përkrahësit, sponzoruesit më të fortë të këtij shteti të qortojnë, po më duket shumë të them po akuzojnë për diçka, atëherë faktikisht po i bie që ne nuk qëndrojmë edhe aq mirë sikurse që është dashur të qëndrojmë…Të them të drejtën mua personalisht, shumë më të mirë kanë qenë fjalimet e ambasadores Çitaku në Këshillin e Sigurimit”, ka thënë ai.

Me tej, ai tha se Kosova ka shumë argumente në raport me Serbinë, mirëpo ka rëndësi se ku, kur dhe pse po i paraqet ato