Ministri i Sportit, Çeku: Gjithçka gati për nisjen e punimeve në stadiumin “Adem Jashari”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka konfirmuar se së shpejti do të fillojnë punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri Çeku, ku theksoi se shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore. /Zëri

Postimi i plotë nga Çeku:

Gjithçka gati për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

E gjatë dhe e mundimshme ishte rruga për t’i përmbyllur të gjitha procedurat që do të duhej të kishin mbaruar në vitin 2019, para nisjes së renovimit.

Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar.

Punët do t’i monitorojmë në baza ditore, asnjë vonesë nuk do të tolerohet. Kosova do të bëhet edhe me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht.