Stinori pranveror në Superligën A të volejbollit nis në fundjavë

E shtuna dhe e diela e risjellin vëmendjen në elitat e volejbollit kosovar në të dyja konkurrencat.

Gjatë fundjavës fillon sezoni pranveror i Superligës A, në konkurrencën e djemve dhe vajzave, me ndeshjet e javës së 11-të.

Te djemtë, Superliga A nis me dy ndeshjet e së shtunës.

Në derbin e javës, Drita takohet me Pejën, në ndeshjen që zhvillohet nga ora 17:00.

Takimi tjetër i së shtunës e vë përballë Ulpianën e Ferizajn, nga ora 18:00.

Xhiroja e parë e pranverës në Superliga A (djemtë), mbyllet me ndeshjen e së dielës mes Therandës dhe Skenderbeut.

Në konkurrencën e vajzave, ndeshja kryesore zhvillohet të dielën nga ora 17:00, mes Fushë-Kosovës dhe Prishtina ’75.

Edhe dy ndeshjet tjera te Superliga A (vajzat) zhvillohen të dielën.

Kastrioti ndeshet me Skenderajn në Ferizaj nga ora 16:00, kurse Fer Volley në të njëjtën palestër e pret Dritën nga ora 18:00.