Policia ia konfiskon armën një gjakovari në fshatin Bardhaniq

Policia e Kosovës sot ka konfiskuar një armë zjarri në fshatin Bardhaniq të Gjakovës.

Stacioni Policor në Gjakovë ka zbatuar urdhërkontrollin e lëshuar nga Gjykata në vendbanimin e të dyshuarit L. K., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës) në fshatin Bardhaniq të Gjakovës, mbi dyshimin se i njëjti posedonte armë në mënyrë të paautorizuar (pa leje).

Gjatë kontrollit, në posedim të tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një karikator.

“Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të tjera policore, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri

Arma e konfiskuar