Zyrtare: Stivi Frashëri transferohet te FC Liria

Portieri Stivi Frashëri është transferuar te FC Liria.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi prizrenas, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Frashëri, që ka karrierë të pasur në Shqipëri e në Kosovë, pritet t’i ofrojë siguri portës prizrenase.

Pas nënshkrimit të kontratës, portieri 33-vjeçar është shprehur i lumtur, teksa tha se bashkë me shokët e skuadrës dhe tifozët do të bëjnë më të mirën. /Zëri

Postimi i plotë nga Liria:

Stivi Frashëri blindon portën e Lirisë

Portieri i njohur shqiptar, Stivi Frashëri, ka nënshkruar me bardhezinjtë.

Frashëri që ka karrierë të pasur në Shqipëri e në Kosovë, pritet t'i ofrojë siguri portës prizrenase.

“Jam i fascinuar me pritjen këtu.

Liria është klub i madh, e Prizreni e don dhe njeh futbollin.

Bashkë me shokët e skuadrës dhe tifozët, do të bëjmë më të mirën”, ka thënë Frashëri të premten, pas stërvitjes.