Gati 28.000 palestinezë të vrarë që nga tetori

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gazë, ka publikuar statistika të përditësuara mbi numrin e njerëzve të vrarë në enklavë që nga 7 tetori.

Në total, 27.947 palestinezë janë vrarë dhe 67.459 janë plagosur në sulmet izraelite, thotë ai.

Ministria thotë se 107 palestinezë janë vrarë dhe 142 janë plagosur në 24 orët e fundit.

Këto shifra nuk bëjnë dallim mes luftëtarëve dhe civilëve. /Zëri