Siguria, temë diskutimi ndërmjet deputetëve kosovarë e delegacionit gjerman

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka deklaruar se temë diskutimi me delegacionin e Grupit të Evropës Juglindore të Parlamentit të Gjermanisë ka qenë siguria në Ballkanin Perëndimor.

Në një deklarim për media pas këtij takimi, Kryeziu-Hyseni tha se ideja e tyre është krijimi i stabilitetit dhe paqes në Ballkan.

“Ideja e tyre është të takohen më parlamentarë, pra me deputetë të shtetit të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar për zhvillimet aktuale dhe ideja është që të sigurohen rregullimi, krijimi i stabilitetit dhe paqes për shtetet që janë pjesë e Ballkanit perëndimor”.

“Ne sot më këtë përfaqësues kemi diskutuar për situatën aktuale që është në Republikën e Kosovës dhe më vjen mirë që edhe një herë tjetër të dëgjojmë nga përfaqësuesit e Gjermanisë për mbështetjen e madhe që na ka dhënë”, u shpreh ajo. /EO