Në fundjavë rikthehet Albi Mall Superliga me edicionin pranveror, ndeshja kryesore luhet në Podujevë

Pas pushimit vjeshtor, Albi Mall Superliga do të rikthehet në fundjavë me atë pranveror, me xhiron e 19-të në program.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiroje do të zhvillohet në Podujevë, mes Dritës dhe Llapit, në orën 13:00.

Të dy skuadrat kanë nga 34 pikë, në vendin e tretë, përkatësisht të dytë.

Ndeshja tjetër e cila do të zhvillohet në ditën e shtunë është ajo mes Fushë Kosovës dhe Gjilanit.

Në anën tjetër, në ditën e diel në program janë tri përballje që do të luhen.

Dukagjini pret Malishevën në “18 Qershori”, Ballkani i shkon Lirisi në Prizren, kurse Prishtina pret Feronikelin ’74. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00. /Zëri