Radoniqi në takim me ambasadorin e Turqisë, e njofton se po verifikohen nënshkrimet e peticionit në komunat veriore

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angili.

Gjatë këtij takimi Radoniqi njoftoi ambasadorin turk lidhur me angazhimet e KQZ-së dhe me theks të veçantë punën që po bëhet për haromonizimin e Rregulloreve Zgjedhore dhe Rregulloreve të Brendshme me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Nga ana e tij, ambasadori Angili shprehu mirënjohje për punën ndër vite të KQZ-së në organizimin e proceseve zgjedhore si dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen në të ardhmen.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi, kryesuesi Radoniqi njoftoi ambasadorin turk se KQZ-ja është ende në proces të verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura në peticionin e organizuar në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok dhe se pas verifikimit, KQZ-ja do të informojë të gjitha palët, përfshirë Ministrinë, kryesuesit e kuvendeve komunale, kryetarët e komunave, grupet nismëtare, por edhe qytetarët dhe mediat.