Macroni shkarkon ministren e arsimit, pas vetëm një muaji në detyrë
Pas javësh hezitimi, presidenti Emmanuel Macron ka shkarkuar ministren e arsimit Amelie Oudteau-Castera, për shkak të komenteve përçmuese që bëri për shkollat shtetërore në Francë, duke shkaktuar kritika publike ndaj saj.
Ajo do të zëvendësohet nga ish-ministrja e Drejtësisë, Nicole Belloube. Amelie Udea-Castera u emërua një muaj më parë, por shkaktoi bujë me mënyrën se si ajo trajtoi polemikat për arsimin privat të fëmijëve të saj.
Qeveria e re e Macron itka 35 ministra, 18 gra dhe 17 burra. Megjithatë, shumica e ministrive me ndikim janë në duart e meshkujve. /abcnews