Edhe dy muaj paraburgim për Ilir Abdullahun, i dyshuar në rastin e vrasjes së Triumf Rizës
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin Ilir Abdullahut, i cili dyshohet për përfshirje në vrasjen e Triumf Rizës.
“Masa e paraburgimit të pandehurit I.A i është vazhduar nga data 03.02.2024 deri me datë 03.04.2024”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore.
Prokuroria Speciale kishte bërë kërkesë për vazhdimin e masës së paraburgimit më 2 shkurt 2024.
Më 16 korrik 2023, “Liza” ishte arrestuar pasi ishte kërkuar për 16 vjet.
Ndryshe, më 16 tetor 2023 Gjykata Themelore në Prishtinë ia kishte zëvendësuar Abdullahut masën e paraburgimit me atë të dorëzanisë në vlerën prej 100 mijë euro. Gjykata e Apelit më 3 nëntor 2023 e ka kthyer neë paraburgim teë dyshuarin për peërfshirje neë vrasjen e policit Triumf Riza, Ilir Abdullahu, i njohur si “Liza”.
Abdullahu deri në momentin e arrestimit të tij më 16 korrik 2023 ishte në arrati mbi 10 vite dhe ishte në kërkim edhe të INTERPOL-it.
Ndërkohë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vijon procesi gjyqësor ndaj Enver Sekiraqës, i akuzuar për nxitje në vrasjen e Rizës. /BetimipërDrejtësi