Pesë marinsa amerikanë vdesin pas rrëzimit të helikopterit në Kaliforni

Pesë marinsa që fluturonin nga Nevada në Kaliforni kanë vdekur në një përplasje helikopteri, konfirmuan zyrtarët ushtarakë amerikanë.

Një operacion kërkim-shpëtimi u nis për CH-53E Super Stallion pasi u “raportua i vonuar” të mërkurën.

Helikopteri ishte në një fluturim stërvitor nga një bazë e Forcave Ajrore të Nevadës në një stacion ajror pranë San Diegos.

Zyrtarët thanë se vendndodhja e fundit e raportuar u mor të martën në mbrëmje rreth orës 23:30 me kohën lokale.

Helikopteri u gjet më vonë të mërkurën në mëngjes në malet e mbuluara me dëborë në Kaliforni – rreth 74 kilometra nga destinacioni i tij.

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ofroi ngushëllimet e tij për familjet e trupave pas publikimit të lajmit të enjten në mëngjes, ka shkruar BBC.