Abrashi: Komisione hetimore duhet të bëhen në komunat ku qeverisen nga opozita

Gjatë seancës së sotme, deputeti LVV-së, Artan Abrashi i është kundërpërgjigjur deputetit Hajdar Beqa për skandalet e ministres Donika Gërvalla dhe formimit të Komisionit Hetimor.

Ai ka thënë se nuk kane kundër asgjë formimit të Komisionit të Hetimeve Parlamentare, raporton Zeri.info.

Ai po ashtu thotë së ne nuk mund t’i kompensojmë dështimet e grupeve parlamentare opozitare në Kuvendin e Kosovës.

Abashi sugjeron që të bëjnë komisione hetimore në komunat ku po qeverinë opozita duke thëne se aty ka korrupsion, shkelje ligjore, keqqeverisje e shumë më keq.

“T’i bëjmë komisionet hetimore për Komunat ku po qeverisni ju, ka abuzim, ka korrupsion, ka keqqeverisje, ka dallavere me prona, ka punësim partiak, ka punësime familjare ka shkelje të ligjit, të Kodit Penal veç terrorizime që nuk është i përfshirë aty, e shkelni prej nenit 1 deri te neni i fundit”, tha ai në seancën e sotme.

Tutje ai thotë se nuk mendon se është e sinqertë kërkesa për ndjekje penale për shkak se një zyrtar publik ka bërë shkelje por kërkesa duhet të bëhen për degradimin e instrumentit të Kuvendit të Kosovës respektivisht komisionit hetimor për politika ditore dhe për tema ditore. /Zëri