Retkoceri merr fjalën, Rama me kabinet e asamblistë të LDK-së largohen nga seanca ku pritet të anulohet vendimi për këmbim pronash

Edhe më tej po vazhdon të thellohet përçarja brenda koalicionit qeveritar në Komunën e Prishtinës në mes të PDK-së dhe LDK-së.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës po diskutohet rreth vendimit për këmbimin e pronave, raporton Zeri.info.

Në momentin kur shefi i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Leotrim Retkoceri, mori fjalën, Përparim Rama bashkë me kabinetin e tij qeveritar dhe të gjithë asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës lëshuan sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Por, pavarësisht kësaj, Retkoceri nuk e ndaloi fjalën e tij. /Zeri.info