Dy raste të zjarreve në rajonin e Gjilanit, mijëra euro dëme

Dy raste të zjarrit kanë ndodhur gjatë mesnatës në rajonin e Gjilanit.

Rastet u konfirmuan nga Policia e Kosovës.

Në rastin e parë, në Kamenicë, është djegur një stallë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Hodonoc, ku raportohet se dëmi është gjashtë mijë euro.

E po ashtu, sot rreth orës 00:50 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar informacion se në fshatin Budrikë Poshtme një objekt (fabrikë prodhuese) është përfshirë nga zjarri.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit Valon Osmani.

“Njësitet policore relevante së bashku me njësitin e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar, nga i cili zjarr përpos dëmeve materiale lëndime trupore nuk ka pësuar askush. Për momentin shkaqet e zjarrit janë të panjohura”, tha Osmani.

“Hetues policor nga njësiti i hetimeve në koordinim me Prokurorin e shtetit janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit”. /klankosova