Vodhi gjëra në vlerë prej 6000 mijë eurove, kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e suharekasit

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për një vjedhje të rëndë në një lokal në Suharekë.

Sipas Policisë, vjedhja është kryer në dhjetor të vitit të kaluar dhe vlera e gjësendeve të vjedhura kap vlerën e 6000 mijë eurove, raporton Zeri.info.

Policia ka publikuar videon nga momenti i vjedhjes dhe thotë se megjithëse është siguruar fotografia e tij, i dyshuari është ende në arrati.

“Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kanë çfarëdo informate ose dinë diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë Policinë në Suharekë, në numrin 192, ose në cilindo stacion të Policisë në Kosovë”, thuhet në komunikatë. /Zëri