Arrestohet një person në Malishevë, kërkohej për 18 raste të vjedhjeve

Ditën e djeshme është arrestuar një person në Malishevë, nën dyshimin se në dhjetor të vitit të kaluar ka kryer vjedhje në parkingun e një marketi.

Përveç kësaj, ai dyshohet se ka përdorur dokumente të rreme për t’iu shmangur Policisë, raporton Zeri.info.

Bëhet e ditur se i njëjti ka qenë në kërkim hetimor edhe për 18 raste të tjera të vjedhjes në zonën e Malishevës.

“I njëjti gjithashtu ka qenë në kërkim policor si i dyshuar edhe për tetëmbëdhjetë raste të tjera të vjedhjeve të kryera në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Malishevë dhe për t’i ikur kapjes nga Policia ka përdorur identitete dhe dokumente të rreme, të cilat i janë gjetur dhe sekuestruar në momentin e arrestimit”, thuhet ndër të tjera.

Me vendim të prokurorit, pas procedurave i njëjti është dërguar në mbajtje. /Zëri