U ekstradua nga SHBA-ja në Kosovë për vrasje, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka marrë aktvendim për rifillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me inicialet D. Ll.

“I njëjti është arrestuar me urdhër arresti ndërkombëtar dhe është ekstraduar nga SHBA-ja në Kosovë, nën dyshimin se më datën 12.07.2003 ka kryer veprën penale ‘Vrasje’, nga Neni 30, par. 2, pika 3 të LPK-së, si dhe veprën penale ‘Mbajtja pa autorizim e armëve dhe municionit’, nga Neni 8, par. 8.5, lidhur me par. 8.3 të Rregullores së UNMIK-ut 2001/7”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Zëri