Rizvanolli Shalës: Derisa PDK-ja s’i voton marrëveshjet ndërkombëtare, s’do të përgjigjem në pyetjet tuaja

Seanca e Kuvendit është duke vazhduar me pyetjet e parashtruara nga deputetët, por ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të deputetit të PDK-së, Ferat Shala.

Ajo u arsyetua se përderisa PDK-ja nuk voton marrëveshjet ndërkombëtare, nuk do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre, raporton Zeri.info.

“Përderisa PDK-ja nuk voton marrëveshjet ndërkombëtare, ne nuk do të përgjigjemi në pyetjet tuaja”, u shpreh ai.

Në pyetjen që Shala ia bëri për gjendjen e minatorëve të lënduar, ajo nuk ndryshoi mendim, duke u shprehur se “qëndrimi juaj nuk ka ndryshuar, andaj edhe përgjigjja ime nuk ka ndryshuar”. /Zëri