Miell, vezë dhe para - seanca e Kuvendit të Shqipërisë përmes fotove

Një seancë edhe më e pazakontë u zhvillua sot në Kuvendin e Shqipërisë, si brenda, ashtu edhe jashtë godinës.

Si fillim, deputetët e grupit të Gazment Bardhit dhe mbështetësit e Sali Berishës u mblodhën jashtë Kuvendit, por nuk u lejuan nga garda të futen brenda. Si kundërpërgjigje Flamur Noka hodhi miell drejt tyre, ndërsa nuk kurseu as sekretarin e përgjithshëm, Genc Gjonçaj.

Më pas brenda Kuvendit, mes zhurmës dhe kaosit, deputeti Dashnor Sula, me në veshje të pazakontë, i mbuluar me para false dhe reklama lotarie, hodhi lekë drejt ministrave.

Deputetët e PS-së rrëzuan me votë propozimin e Lulzim Bashës për t’i dhënë 50 milionë dollarë ndihmë Kosovës, ku ky i fundit u largua menjëherë nga Kuvendi.

Pas mbylljes së seancës, e cila zgjati rreth 25 minuta, jashtë Kuvendit, Flamur Noka goditi me vezë automjetin e ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe më pas të sekretarit të përgjithshëm, Genc Gjoçaj.