“S’ke nevojë të bëhesh nervoz, vetëm reflekto për punën”, Tahiri i replikon Muratit

Një debat me replika të forta u zhvillua sot mes shefit të GP të AAK-së Besnik Tahiri dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Pasi ministri Murati i tha Tahirit se janë ata që po i bllokojnë investimet kapitale, ky i fundit i replikoi duke i thënë: “S’ke nevojë me u ba nervoz ministër, ajo që duhet ta bësh është të reflektosh mbi të dhënat numerike”, raporton Zeri.info.

Tahiri thotë se këto të dhëna tregojnë se Murati nuk ka arritur t’i fusë në punë një miliard e 125 milionë euro për investime kapitale.

“Të dhënat e mia numerike treguan që ju si ministër i Financave nuk keni arritur t’i shtini në punë, t’i investoni 1 miliard e 125 milionë euro, nëse e bëjmë analizën të shpenzimit të investimeve kapitale drejtpërdrejt të projekteve ka me dalë edhe më shumë”, u shpreh ai. /Zëri