Largimi i dinarit, deputeti i LVV-së akuzon BE-në për qasje jo të duhur ndaj Kosovës

Gjatë seancës në Kuvend, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hydajet Hyseni ka folur për qasjen jo të mirë të BE-së ndaj Kosovës për largimin e dinarit dhe përdorimin vetëm të monedhës euro.

Ai ka thënë se është e papranueshme që Kosova po akuzohet se me këtë veprim ka qëllim dëbimin e serbëve, raporton Zeri.info.

Hyseni ka thënë se kjo është një shpifje e madhe dhe që duhet të alarmojë gjithsecilin, pasi mund të shkaktojë tensione në veri.

“Është një shpifje e madhe qe s’mund ta gëlltisim për më tepër shoqërohet më një sherr tjetër, që për mendimin tim duhet ta alarmojë secilin”, u shpreh ai.

Hyseni theksoi se ajo çka është për t’u shqetësuar është trajtimi i shqiptarëve në Serbi, të cilët po përballen me presione të vazhdueshme nga Serbia. /Zëri