Aliu: Unaza e Prishtinës, para përfundimit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Liburn Aliu, ka folur sot rreth ecurisë së fillimit të realizimit të Unazës së Jashtme të Prishtinës. Ai tha se ky projekt është mbase para përfundimit.

Aliu tha se kanë qenë në diskutime dhe se vlerëson që ky projekt është i rëndësishëm për shkarkimin e trafikut në Prishtinë.

“Jemi në komunikim me Komunën e Prishtinës, për Unazën e Prishtinës. Pra po mendoj që projekti i unazës së Prishtinës është mbase para përfundimit. Kemi qenë në diskutim dhe ne si ministri, kjo mbase do të mundë të fillojë të përfundohet me segmente. Është çështje e përfundimit të projektit, sigurimit të fondeve të huaja dhe marrëveshjeve që bëhen me Komunën e Prishtinës. Besoj që projekti i tillë do të jetë i rëndësishëm për shkarkimin e trafikut”, ka thënë ai.