“Kjo është poshtërsi”, Gashi reagon ndaj Kusari-Lilës pasi tha se opozita po i përkrah sanksionet ndaj Kosovës

Është duke u mbajtur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku si pikë e rendit të ditës është edhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Gjatë diskutimeve, një replikë të fortë ndaj shefes së GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë deputeti i LDK-së, Arben Gashi, raporton Zeri.info.

Gashi iu drejtua deputetes, duke thënë se gjuha qe ajo përdor, duke thënë se deputetët po i mbështesin sanksionet e Kosovës, është poshtërsi.

Ai u shpreh se janë bërë vite që kur Kosova është në sanksione dhe kryeministri Albin Kurti nuk ka treguar se çfarë po bëhet me këtë çështje.

“227 vjet janë bërë që Kosova është në sanksione, dhe nuk del kryeministri, shefi i Mimozës me tregu se çfarë është duke u bërë, e vjen flet këtu pa lidhje kishe unë po them diçka, se opozita po i përkrahka sanksionet ndaj Kosovës”, u shpreh ai ndër të tjera.

Sipas tij, duhet rikujtuar se është pikërisht Lëvizja Vetëvendosje ajo që e ka dërguar Kosovën në sanksione.

“Vetë e kanë dërguar Kosovën në sanksione, kjo është më së pakti poshtërsi prej zonjës Kusari-Lila në emër të Lëvizjes Vetëvendosje”, vijon ai më tej. /Zëri