Çeku, Bogujevci e Kërveshi vizitojnë familjen e Nexhmije Pagarushës në katërvjetorin e vdekjes

Sot janë bërë katër vjet që nga ikja për në amshim e bilbilit dhe ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Në këtë përvjetor ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, së bashku me nënkryetaren e Kuvendit Saranda Bogujevcin dhe anëtaren e “Gratë për Vetëvendosje!” Nazan Kërveshin vizituan familjen e Nexhmije Pagarushës, raporton Zeri.info.

“Ata u pritën nga vëllai i saj, Tarik Pagarusha dhe bashkëshortja e tij, Lulja. Bashkë e kujtuan figurën e shquar të Nexhmije Pagarushës, veprimtarinë e saj, dashurinë që kishte për muzikën dhe krijimtarinë artistike që la pas”, thuhet në njoftimin e MKRS-së. /Zëri