Pushteti s’e voton rezolutën për çmimin e lartë të rrymës

Sot Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë të jashtëzakonshme dhe si pikë e rendit të ditës është votimi i propozimrezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin e rrymës.

Kjo rezolutë është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, raporton Zeri.info.

Por këtë rezolutë nuk e përkrahën deputetët në pushtet, pra Lëvizja Vetëvendosje, kurse pro kanë votuar 29 deputetë të opozitës.

Ndërsa, pas votimit, seanca e jashtëzakonshme është mbyllur, ndërsa ka nisur seanca e re plenare, ku në rend të ditës janë 50 pika. /Zëri